Qetësi, po filmohet!

Pri 17, 2025

Po përgatitim diçka të re dhe inspiruese!

Në kuadër të projektit “Vendi për të Rritur – Komuna të përkushtuara ndaj fëmijëve”, kemi nisur regjistrimin e video-përvojave përmes të cilave komunat ndajnë eksperiencat e tyre, praktikat e suksesshme dhe sfidat nga projekti.

Përfaqësuesit e komunave Veles, Dibër, Gostivar, Vinicë dhe Kisella Vodë flasin për:

  • Ndryshimet pozitive që kanë vërejtur në komunitetet e tyre
  • Aspektet më të rëndësishme të përfshirjes së fëmijëve në planifikimin local
  • Si ky projekt ka ndryshuar perspektivën e tyre mbi të drejtat dhe pjesëmarrjen e fëmijëve
  • Sfidat me të cilat janë përballur dhe si i kanë kapërcyer
  • Këshilla për komunat e tjera që duan të përfshijnë fëmijët në proceset e vendimmarrjes

Na ndiqni për të dëgjuar dëshmitë e tyre nga afër – përvoja që mund të shërbejnë si model dhe inspirim për çdo komunitet!