RRETH PROJEKTIT

ÇFARË NXIT NEVOJËN PËR PROJEKTIN?

Pushtetet vendore ofrojnë sërë programesh, shërbimesh dhe lehtësimesh për fëmijët dhe familjet e tyre, duke luajtur një rol thelbësor në sigurimin e kushteve të favorshme për promovimin, realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Megjithatë, atyre u mungojnë dokumentet kryesore strategjike për avancimin e të drejtave të fëmijëve, të hartuara bazuar në nevojat, perspektivat dhe pritshmëritë unike të fëmijëve.

Fëmijët shpesh mungojnë në diskursin publik dhe nuk kanë mundësi konkrete për t’u angazhuar realisht me vendimmarrësit e rritur. Dhe pikërisht kjo konsiderohet se përjetëson një stereotip popullor negativ të fëmijëve si përfitues pasivë dhe jo si qytetarë aktivë.

Pushtetet vendore duhet të bëjnë më shumë për të integruar nevojat e këtij grupi shpesh të padukshëm, por të rëndësishëm në vendimmarrje dhe të sigurojnë që qyteti, qyteza ose komuniteti nën juridiksionin e tyre të jetë një mjedis që stimulon zhvillimin e fëmijëve dhe krijon kushte për pjesëmarrjen e tyre aktive në jetën dhe punën e komunitetit lokal.

Nxitja e pjesëmarrjes së fëmijëve në planifikimin vendor kërkon zhvillimin e një mjedisi të favorshëm, ndër të tjera nëpërmjet promovimit të ndërgjegjësimit për të drejtën e fëmijës për t’u dëgjuar që në moshë më të vogël, mundësi të gjera për ndërtimin e kapaciteteve për profesionistët që punojnë me fëmijët, krijimin e strukturave të pjesëmarrjes dhe ndërtimin e partneriteteve strategjike me një sërë aktorësh vendorë.

ÇFARË DO TË ARRIJË PROJEKTI?

Një Vend Për Tu Rritur synon të forcojë përpjekjet e qeverive vendore në avancimin e të drejtave të njeriut të fëmijëve dhe pjesëmarrjen e fëmijëve në planifikimin lokal.

Më konkretisht, projekti do të kontribuojë në:

N

rritjen e kapaciteteve të përfaqësuesve të pushtetit vendor për të drejtat e fëmijëve, pjesëmarrjen e fëmijëve dhe planifikimin gjithëpërfshirës vendor për fëmijët

N

forcimin e njohurive dhe aftësive të edukimit dhe kujdesit në fëmijërinë e hershme dhe stafit të shkollës në planifikimin dhe kryerjen e konsultimeve me fëmijët për çështje me rëndësi lokale

N

mbështetjen e pushteteve vendore në zhvillimin dhe funksionalizimin e strategjive lokale për të drejtat e fëmijëve nëpërmjet proceseve pjesëmarrëse, bazuar në praktikat më të mira në BE

N

prezantimin e mjeteve për monitorimin efektiv të të drejtave të fëmijëve në nivel lokal

N

ndërgjegjësimin për të drejtat e fëmijëve dhe rëndësinë e planifikimit lokal për avancimin e gjendjes së të drejtave të fëmijëve

KUSH DO TË PËRFSHIHET?

Aktivitetet e projektit do të zbatohen nëpër komunat e Vinicës, Dibrës, Gostivarit, Velesit dhe Kisella Vodës, ndërsa angazhimi i Bashkësisë së Komunave (BNJVL) do të nxisë shpërndarjen dhe përsëritjen e mëtutjeshme të burimeve të zhvilluara dhe praktikave të mira të krijuara.

Grupet kryesore të synuara përfshijnë:

N

Përfaqësuesit e qeverive lokale

N

Personelin arsimor dhe drejtuesit e mjediseve të edukimit dhe kujdesit në fëmijërinë e hershme (EKFH), shkollat fillore dhe të mesme

N

Fëmijët e moshës 3-18 vjeç

N

Palë të tjera kyçe të interesit (organizatat e shoqërisë civile që punojnë për të drejtat e fëmijëve, mbrojtësit e të drejtave të njeriut të fëmijëve, institucionet akademike, studiuesit, grupet e profesionistëve që punojnë me fëmijët, organizatat e prindërve, sektori privat dhe media)