NJË VEND PËR TU RRITUR: KOMUNA KUSHTUAR FËMIJËVE

Pushtetet vendore luajnë rol vendimtar në promovimin, realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, por ato kanë nevojë për dokumente strategjike që marrin parasysh nevojat, perspektivat dhe pritshmëritë unike të fëmijëve.

NJË VEND PËR TU RRITUR është nismë e financuar nga BE-ja e cila synon të forcojë përpjekjet e qeverive vendore në avancimin e të drejtave të njeriut të fëmijëve dhe pjesëmarrjen e fëmijëve në planifikimin lokal. Zbatohet nga Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë Megjashi dhe Qendra për Familje dhe Fëmijë – KMOP Shkup. Projekti mbështetet nga komunat e Vinicës, Dibrës, Gostivarit, Velesit dhe Kisella Vodës, si dhe nga Bashkësia e komunave (BNJVL).

PARTNERËT E PROJEKTIT

Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë Megjashi - Megjashi

 

Qendra për familje dhe përkujdesje për fëmijë – KMOP Shkup