Kjo ditë i kushtohet të drejtave, mbrojtjes dhe mirëqenies së fëmijëve në mbarë botën. Qëllimi i saj është të na kujtojë se çdo fëmijë ka të drejtë për jetë, arsim, siguri dhe një fëmijëri pa brenga.
Por sot, më shumë se kurrë, duhet të flasim me zë të lartë kundër dhunës ndaj fëmijëve, vrasjes së tyre, urisë dhe vuajtjeve, veçanërisht në rajonet e konfliktit.
Fëmijët kudo në botë kanë të drejtë për paqe, ushqim, strehë dhe një të ardhme. Jetët e tyre të shkatërruara janë një thirrje për veprim, një thirrje për drejtësi.
Asnjë fëmijë nuk duhet të jetojë në frikë. Asnjë fëmijë nuk duhet të jetë viktimë e luftës dhe dhunës!
Sot, kjo ditë nuk duhet të jetë një festë – le të jetë një moment përgjegjësie dhe solidariteti!
Le të flasim! Le të veprojmë! Le të mbrojmë çdo fëmijë!
