Broshurë me konkluzionet kryesore të Konferencës Ndërkombëtare

Tet 2, 2024

Në tetor të vitit të kaluar, kemi shënuar një moment të rëndësishëm për projektin me anë të shkëmbimit të ideve dhe praktikave të mira me UNICF-in dhe komunat e disa prej vendeve evropiane të cilat zbatojnë iniciativën “Komuna kushtuar fëmijëve”.

Konferenca “Krijo vendin tënd për t’u rritur” ishte një mundësi e shkëlqyeshme për ndarjen e përvojave në planifikimin lokal për të drejtat e fëmijëve, me pjesëmarrje të komunave, profesionistëve, akademikëve dhe fëmijëve.

Theksi u vë mbi nevojën që planet lokale t’ju përgjigjen problemeve të fëmijëve, ndërsa të rinjtë në mënyrë aktive të marrin pjesë në hartimin dhe përcaktimin e fushave për përmirësim.

Konkluzionet kryesore janë të përmbledhur në broshurën, në të cilën mund të lexoni më shumë mbi panelistët, dhe vizionit të fëmijëve dhe të rinjve nga Vinica, Kisella Voda, Gostivari, Velesi dhe Dibra.

Mbetemi të përkushtuar realizimit të rekomandimeve dhe zbatimit të ideve në praktikë. Broshurën mund të gjeni në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze në ueb faqen tonë.

Shihni broshurën këtu