Fund i lumtur!

Gus 14, 2025

Historia e projektit “Vendi për t’u rritur: Komuna të përkushtuara ndaj fëmijëve” – është e gjatë, por ka një fund të lumtur!

Nga hapat e parë dhe konsultimet me fëmijët, deri te vizionet e përbashkëta dhe rezultatet e arritura në Kisella Vodë, Dibër, Gostivar, Vinicë dhe Veles – së bashku ecëm një rrugë që do të mbahet mend gjatë!

Në këtë rrugëtim, fëmijët na treguan çfarë u pëlqen, çfarë mungon në komunat e tyre dhe si e imagjinojnë të ardhmen, ndërsa të rriturit filluan të realizojnë vizionin e tyre për një vend më të lumtur për t’u rritur.

Rezultatet flasin vetë: janë përgatitur plane strategjike për të drejtat e fëmijëve, që do të krijojnë komunitete më të forta ku zëri i më të vegjëlve është pjesë e vizionit të komunave.

Kur fëmijët janë të përfshirë, çdo aktivitet bëhet frymëzim, dhe çdo rezultat – bazë për një të nesërme më të mirë.

Shikoni videon e shkurtër, FRYMËZOHUNI dhe le të vazhdojë rrugëtimi!