Galeria nga perspektiva e fëmijëve

Gus 4, 2025

Një fotografi vlen sa një mijë fjalë… por krijimi i fëmijëve vlen edhe më shumë!

Shikoni ekspozitën “Galeria nga perspektiva e fëmijëve” – ku zërat e më të vegjëlve janë shndërruar në vepra dhe mesazhe!

Fëmijët nga Kisella Voda, Dibra, Gostivari, Vinica dhe Velesi paraqitën në mënyrë kreative VIZIONIN E TYRE për një komunë ku duan të rriten  – të sigurt, të gjelbër, të gëzuar dhe të drejtë.

Ata u përgjigjën në pyetje të rëndësishme: Çfarë u pëlqen dhe çfarë mungon që ajo të bëhet një vend i lumtur për t’u rritur?

Kur fëmijët pyeten – e ardhmja merr ngjyra!

Le të mos jetë kjo vetëm një ekspozitë, por një angazhim – të ndjekim udhëzimet e tyre dhe të ndërtojmë komunitete të denja për çdo fëmijë.