Ju prezantojmë rezultatet në numra nga konferencat dhe panelet lokale të zbatuara në gjithë 5 komunat.
Gjatë muajve të majit dhe qershorit me sukses u zbatuan 5 konferenca lokale dhe 5 panele lokale në komunat e Dibrës, Kisella Vodës, Gostivarit, Velesit dhe Vinicës.
Këto numra dhe rezultatet e arritura janë dëshmi për bashkëpunimin e suksesshëm me gjitha komunat, kuadrin arsimor, përfaqësuesit e organizatave dhe institucioneve tjera, si dhe të gjithë të rinjtë dhe fëmijët që kanë marrë pjesë në mënyrë aktive.
Veçanërisht falënderojmë të gjithë folësit dhe pjesëmarrësit për kontributin dhe realizimin e suksesshëm të këtyre aktiviteteve kryesore në kuadër të projektit “Një Vend për t’u Rritur”.
Na ndiqni dhe mësoni më tepër mbi ecurinë dhe punën e paneleve lokale.