Konferencë Për Promovimin E Të Drejtave Të Fëmijës Për Pjesëmarrje Dhe Përfshirje Demokratike

Qer 6, 2023

Me rastin e 25 vjetorit të themelimit të institucionit të Avokatit të Popullit, Delegacioni i BE-së në bashkëpunim me Ambasadën e Parë të Fëmijëve MEGJASHI, Qendrën për përkujdesje ndaj familjes dhe fëmijëve KMOP Shkup dhe Fondacionit për iniciativa arsimore dhe kulturore “Hap pas hapi”, si dhe Zyra e Avokatit të Popullit mbajti një Konferencë për të promovuar të drejtat e fëmijëve për pjesëmarrje dhe përfshirje demokratike.

Në kuadër të konferencës, publikut iu drejtuan ambasadori Dejvid Gir, Avokati i Popullit Naser Ziberi, udhëheqësja e Departamentit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Zyrën e Avokatit të Popullit Vaska Bajaramovska-Mustafa, drejtoresha e Fondacionit “Hap pas Hapi” Susana Kiranxhiska, ndërsa moderatore të konferencës ishin Jana Nikolovska – gjimnaziste në SHKQSH Orce Nikolov dhe vullnetare në APFBM Megjashi dhe Petar Pavlovski – gjimnazist në SHKQSH Zdravko Cvetkovski dhe vullnetar në APFBM Megjashi.

Fjalën e tij pati edhe Draghi Zmijanac, kryetar i Ambasadës së Parë të Fëmijëve në botë MEGJASHI, i cili theksoi rëndësinë që vetëqeverisjet lokale të forcojnë përkushtimin e tyre në promovimin e të drejtave të fëmijëve dhe pjesëmarrjen e tyre në planifikimin lokal. Përveç mungesës së një dokumenti strategjik kombëtar për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, një mungesë e tillë ka edhe në nivel lokal, pra asnjë komunë nuk ka plan veprimi lokal për të drejtat e fëmijëve.

Dimitar Georgiev, nxënës nga shkolla e mesme “Georgi Dimitrov” nga Shkupi, ndau perspektivën e fëmijëve dhe të rinjve për rëndësinë e përfshirjes së tyre në procesin e vendimmarrjes në nivel lokal dhe kombëtar. Kristina Vasileska, drejtoreshë e Qendrës për përkujdesje për familje dhe fëmijë KMOP Shkup, iu referua aspekteve dhe mënyrave në të cilat mund të krijojmë një mjedis të favorshëm për gëzimin e plotë të të drejtave të fëmijëve.

Përveç kryetarëve të pranishëm të komunave dhe përfaqësuesve të pushtetit lokal si dhe drejtorëve dhe përfaqësuesve të tjerë të shkollave partnere, në konferencë morën pjesë edhe nxënës nga disa shkolla në Maqedoni. Ngjarja u zhvillua në datën 5 qershor 2023, në hotelin “Alexander Palace”, me fillim në orën 10:00.

RRETH PROJEKTIT

Projekti “Një vend për t’u rritur: Komunat kushtuar fëmijëve” është një projekt 30 mujor i zbatuar nga Ambasada e Parë e Fëmijëve në botë Megjashi dhe Qendra për Kujdesin e Familjes dhe Fëmijëve – KMOP Shkup, duke filluar nga shkurti 2023 deri në korrik 2025. Projekti financohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në kuadër të skemave lokale për mbështetjen e shoqërisë civile të Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (2021 EIDHR Mbështetja e shoqërisë civile përmes skemave mbështetëse të bazuara në shtet në Maqedoninë e Veriut). Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të forcojë përpjekjet e autoriteteve lokale për promovimin e të drejtave të fëmijëve dhe pjesëmarrjen e fëmijëve në planifikimin lokal, në pesë komuna në Maqedoni: Vinicë, Dibër, Gostivar, Veles dhe Kisella Vodë.

 

👉 Njoftim publik