Konsultime në Dibër

Tet 14, 2024

Me datë 09.10.2024 u mbajt takimi konsultativ në kuadër të Projektit ,,Një Vend Për Tu Rritur: Komuna Kushtuar Fëmijëve, me nxënës, ku pjesëmarrës ishin 30 nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme të Komunës Dibër.

Në takimin konsultativ u zhvillua diskutim energjik ku fëmijët dhanë mendimet, idetë dhe nevojat e përditshmërisë së tyre, dhe ua drejtuan Komunës së Dibrës.

Shumë të ndërgjegjshëm në kërkesat dhe idetë e tyre, të rinjtë shpjeguan me detaje të gjitha kërkesat, pritshmëritë dhe zgjidhjen e problemeve nga ana e Komunës.

Konsultimet me fëmijë kanë për qëllim që të identifikojnë problemet kyçe në realizimin e të drejtave të fëmijëve, të realizojnë dhe të motivojnë drejt realizimit të qëllimeve që ata shprehin.

Në bazë të analizës të nevojave që ata shprehën para panelistëve që morën pjesë nga të gjithë institucionet relevante në Dibër,  do të krijohet Plani strategjik për promovimin e të drejtave të fëmijëve  dhe përfshirjen e tyre në planifikimin lokal.