Konferenca përfundimtare: “Rritemi së bashku: arritjet, përvojat dhe hapat e ardhshëm”
Në kuadër të projektit “Një vend për t’u rritur: Komuna kushtuar fëmijëve”, Qendra e Kujdesit për Familjen dhe Fëmijët – KMOP Shkup dhe Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë – Megjashi mbajtën konferencën përfundimtare ku u vunë në dukje rezultatet kryesore të projektit, u ndanë përvojat, sfidat dhe mësimet e nxjerra. U diskutuan gjithashtu ide dhe vizione se si të sigurohet qëndrueshmëria e rezultateve të arritura.
Konferenca u mbajt më 25 qershor 2025 në Shtëpinë e Evropës – Shkup me një grup të larmishëm pjesëmarrësish – fëmijë, të rinj dhe përfaqësues të njësive të vetëqeverisjes lokale, organizatave të shoqërisë civile, kopshteve, shkollave fillore dhe të mesme nga Vinica, Dibra, Gostivari, Velesi dhe Kisella Voda. Ndër të pranishmit ishin znj. Vesna Boshevska-Petrushevska nga Zyra e Avokatit të Popullit, si dhe një përfaqësuese nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, znj. Marzia Pallotta.


