Panel komunal dhe konsultime në komunën e Gostivarit

Tet 22, 2024

Më 22 dhjetor u zhvilluan konsultime me fëmijët dhe takim me panelin komunal në Gostivar, dy ngjarjet të orientuar drejt krijimit të një plani strategjik dhe të veprimit.

Këto konsultime janë pjesë e nismës “Një Vend për t’u Rritur: komuna kushtuar fëmijëve”. Një prej qëllimeve është që anëtarët e paneleve komunale të dëgjojnë kërkesat dhe mendimet e fëmijëve mbi atë se çfarë komune dëshirojnë të kenë dhe fëmijët të përfshihen në proceset e marrjes së vendimeve. Me këtë qasje kërkojmë dhe sigurojmë pjesëmarrje aktive të fëmijëve në krijimin e politikave dhe programeve të cilat janë në interes të tyre si dhe vendosjen e tyre në qendrën e politikave publike në komunën.

Pjesëmarrja e fëmijëve është thelbësore në proceset e krijimit dhe përpilimit të komuniteteve të cilat janë të sigurta, përfshirëse dhe të përkushtuar të drejtave të fëmijëve.

Në kuadër të konsultimeve, fëmijët sot kanë diskutuar mbi tema të rëndësishme siç janë: diskriminimi, pjesëmarrja e tyre në komunitetet lokale, qasja në shërbimet shëndetësore dhe arsimore, krijimi i një mjedisi jetësor të sigurt dhe të pastër… Në veçanti u theksua rëndësia e sigurimit të sipërfaqeve të gjelbra për lozje, mjedis të pastër dhe të sigurt, çrrënjosjen e diskriminimit, nevojën për kampe arsimore, mbrojtje nga dhuna, mbrojtja nga qentë e rrugës, pishinë …

Këto kërkesa do të jenë pjesë e përpjekjeve të komunës së Gostivarit për të qenë komuna që plotësojnë të drejtat e fëmijëve në përpurthje me Konventën e të Drejtave të Fëmijëve. Procesi vazhdon edhe gjatë javëve dhe muajve në vijim, me qellim të krijimit të një plani të plotë përfshirës strategjik dhe të veprimit sipas kritereve të fëmijëve.

Gjithashtu falënderojmë edhe Qendrën Rinore të Gostivarit për bashkëpunimin.