15.10.2024, Vinicë
Në këtë moment kanë përfunduar konsultimet me mbi 100 fëmijë nga Vinica si dhe takim me 22 anëtarë të panelit komunal!
Konsultimet me fëmijët dhe takimet me anëtarët e paneleve komunale kontribuojnë për krijimin e komunave të cilat pasqyrojnë nevojat dhe vizionet e fëmijëve, institucionet edukativo-arsimore në Vinicë, duke filluar nga çerdhet deri në shkollat e mesme, duke ndjekur metodologjinë e konsultimeve me fëmijë, të cilët kanë organizuar aktivitete kreative: hulumtime të gjendjes në komunë me anë të videove dhe fotografive, anketa me gjithë nxënësit/nxënëset të gjimnazit “Vanço Përke”, skeçe, punëtori në temat “Diskriminim”…
Të gjitha këto aktivitete janë thelbësore për të marrë një pasqyrë të vërtetë mbi nevojat, mendimet dhe idetë e fëmijëve. Ky proces është me rëndësi të madhe për krijimin e strategjisë përkatëse për fëmijët në komunë.