KOMUNA E VINICËS, BASHKË ME FËMIJËT, NXËNËSIT, MËSIMDHËNËSIT, SHËRBIMIN PROFESIONAL NË SHKOLLAT, PËRFAQËSUESIT E QENDRËS PËR PUNË SOCIALE, POLICINË, SHTËPINË E SHËNDETIT DHE SHOQATA TË QYTETARËVE … kanë dëshmuar që dëshirojnë dhe munden të krijojnë një vlerë të shtuar të GJITHË asaj që kanë si detyrë të punës dhe të investohen në një MISION TË RI – KRIJIMIN E STRATEGJISË PËR FËMIJË NË KOMUNËN E VINICËS.
Ngjarja që u zhvillua në Progresiv Akademinë më 15 tetor 2024 u dallua me pjesëmarrje të madhe dhe përkushtim të të gjithë aktorëve dhe të pranishmëve, kjo pjesë e projektit të Ambasadës së Parë për Fëmijë në Botë Megjashi, dhe Qendrës për Kujdes Familjar dhe të Fëmijëve KMOP, VINICË – KOMUNA KUSHTUAR FËMIJËVE.
Fëmijët/nxënësit ishin burimi i zbulimit të mungesave dhe problemeve në mjediset urbane dhe rurale të komunës së Vinicës, por edhe burim i ideve dhe mundësive për tejkalimin e tyre me anë të zhvillimit të konsultimeve me ata.
Gjatë konsultimeve me fëmijët, që u zhvilluan me metodologji të veçantë të zbatuar nga mësimdhënësit, edukatorët dhe shërbimet profesionale në çerdhe për fëmijë dhe shkollat, u përfshinë 27 fëmijë të moshës 3 deri 6 vjeç në çerdhe, 85 fëmijë/nxënës të klasave të para deri të pesta, 91 fëmijë/nxënës nga klasat e gjashta deri të nënta të shkollave fillore dhe 45 fëmijë/nxënës të shkollës së mesme komunale.
Në pjesën e parë të ngjarjes nxënësit kanë punuar nën mentorimin e mësimdhënësve dhe me anë të vizatimeve, rrëfimeve, kërkesave dhe konstatimeve të tyre kanë shprehur nevojat dhe problemet me të cilat ato përballohen çdo ditë.
Në pjesën e dytë të ngjarjes, anëtarët e Panelit Lokal, përfaqësues të shkollave, komunës, institucioneve dhe shoqatave qytetare, në bazë të pikave të zbuluara nga fëmijët, kanë zhvilluar mundësitë për tejkalimin dhe zgjidhjen e problemeve.
Ngjarja përfundoi me kënaqësi të përgjithshme të gjithë të pranishmëve.