Nevojat e fëmijëve janë bazë të planifikimit lokal në Veles.
Në komunën e Velesit, më 12 dhjetor, u zhvillua paneli i tretë për planifikim strategjik për fëmijët, përkushtuar zhvillimit të Strategjisë për të Drejtat e Fëmijëve dhe Planit të Veprimit.
Përfaqësues të komunave, kuadrit edukativo-arsimor, punëtorë social, organizatat qytetare dhe aktorë tjetër lokal në mënyrë aktive kanë diskutuar mbi mënyrën se si të respektohet mendimi i fëmijëve dhe të integrohen nevojat e tyre në planifikimin lokal.
Fokusi i komunës është drejtuar në sigurimin e arsimit cilësor dhe shërbimeve themelore sociale për gjithë fëmijët, si dhe krijimin e një mjedisi jetësor të sigurt, të pastër dhe inkurajues të plotësuar me aktivitete kulturore dhe argëtuese.
U propozuan zgjidhje konkrete dhe masa për realizimin e të drejtave të fëmijëve, duke vlerësuar njëkohësisht gjendjen aktuale dhe duke përcaktuar prioritete për aktivitete të ardhshme.
Planifikimi lokal për fëmijë duhet të bazohet në konsultime të drejtpërdrejta, duke marrë parasysh nevojat dhe kërkesat e vetë fëmijëve!