Paneli lokal për planifikim strategjik për fëmijë në komunën e Kisella Vodës ka zhvilluar takimin e tretë të punës! Në takimin e djeshëm (02.12.2024) u përcaktuan aktivitete konkrete të cilat do të bëhen pjesë e Planit të Veprimit të Strategjisë për Avancimin e të Drejtave të Fëmijëve në komunën e Kisella Vodës.
Përfaqësuesit e institucioneve edukativo-arsimore, komuna Kisella Vodë dhe këshilli lokal rinor me përkushtim të madh dhe ide konstruktive kanë kontribuar për suksesin e takimit. Ata, bashkë me mbështetjen e organizatave partnere dhe ekspertin për planifikim strategjik, kanë identifikuar aktivitete dhe kanë përcaktuar detaje për realizimit të tyre.
Strategjia dhe plani i veprimit zhvillohen në bazë të konsultimeve të drejtpërdrejta me fëmijët, të cilët kanë pasur pjesëmarrje aktive në vendimin mbi temat e rëndësishme për ata. Konsultimet me fëmijë, që janë zhvilluar muajin e kaluar, kanë shërbyer si bazë për përcaktimin e prioriteteve dhe drejtimeve për veprim.
Kjo nismë paraqet një hap të rëndësishëm në krijimin e një komuniteti që vendos të drejtat, zërin dhe nevojat e fëmijëve në qendër të vëmendjes.
Një falënderim të madh për komunën e Kisella Vodës, për mikpritjen e ngrohtë dhe qëndrimin!