Më 17 shtator, ekipi i projektit “Një Vend për t’u Rritur”, në bashkëpunim me lehtësuesit lokal në pesë komunat e përfshira në projekt, kanë zhvilluar një takim koordinues.
Takimi në fokus kishte shqyrtimin e metodologjisë, planifikimet dhe organizimin e konsultimeve me fëmijët, që janë thelbësore për sigurimin e pjesëmarrjes aktive të fëmijëve dhe përfshirjes së perspektivave të tyre në planet strategjike lokale.
Përveç kësaj, kemi biseduar edhe për përgatitjet e takimit të dytë të anëtarëve të paneleve lokale të secilës komunë. Këto panele kanë për qëllim të përcaktojnë plane të veprimit, qëllime strategjike, dhe të zhvillojnë propozim strategji dhe aktivitete për përfshirje të fëmijëve në proceset e vendimmarrjes lokale.
Jemi në përgatitje të hapave vijuese!