Takimi i dytë i Bordit Drejtues

Kor 5, 2023

Më datë 03.07.2023 mbajtëm takimin e dytë të grupit punues të projektit “Një Vend për t’u Rritur: Komuna Kushtuar Fëmijëve”, të cilin e zbatojnë Ambasada e Parë e Fëmijëve Megjashi dhe KMOP Shkup, duke përfshirë përfaqësues nga komunat e Vinicës, Velesit, Gostivarit dhe Kisella Vodës si dhe përfaqësues nga BNJVL-ja.

Në takimin e punës, pjesëmarrësit u njoftuan për aktivitetet e kryera, ngjarjet aktuale si dhe për aktivitetet e radhës në kuadër të projektit. Diskutimin e vazhduam me punëtori që kishte për qëllim njohjen më të mirë dhe krijimin e kohezionit konstruktiv të punës ndërmjet anëtarëve/përfaqësuesve të organizatave/institucioneve.

Ishte kënaqësi që u takuam dhe informuam njëri-tjetrin për sfidat që na presin.