Sot u mbajt takimi i fundit zyrtar i projektit Vendi për të Rritur – duke përmbyllur një udhëtim të rëndësishëm të përkushtuar në krijimin e mjediseve mbështetëse për fëmijët në pesë komunat: Veles, Vinicë, Kisella Vodë, Dibër dhe Gostivar.
Në takim ndamë arritjet, shqyrtuam mësimet e nxjerra dhe diskutuam mundësitë për qëndrueshmërinë e mekanizmave të vendosur për pjesëmarrjen e fëmijëve dhe planifikimin lokal të bazuar në nevojat e tyre.
Sfidat janë gjithmonë pjesë e pandashme e punës, por ne mbetemi – dhe do të vazhdojmë të jemi – të përkushtuar ndaj vizionit tonë për një vend më të mirë për t’u rritur për çdo fëmijë: komuna ku çdo fëmijë rritet në një mjedis që e dëgjon, e kupton dhe e mbështet.
Jemi krenarë për gjithçka që kemi arritur, dhe edhe më krenarë që së bashku kemi lënë një gjurmë që do të vazhdojë të frymëzojë.
Me përfundimin e projektit nuk përfundon edhe misioni ynë – përkundrazi, vazhdojmë edhe më të fortë, më me përvojë dhe më të përkushtuar!
