Më 28.11.2024 zhvilluam takimin e katërt të grupit të punës së projektit “Një Vend për t’u Rritur – Komuna kushtuar fëmijëve”. Në këtë takim, përveç Ambasadës së Parë së Fëmijëve në Botë – Megjashi dhe KMOP Shkup, morën pjesë edhe përfaqësues të komunave së Vinicës, Velesit, Dibrës dhe Kisella Vodës, si dhe një fëmijë nga Dibra.
Ky takim ishte mundësi e shkëlqyeshme për shkëmbim të ideve, analizim të rezultateve të deritanishme dhe planifikim të aktiviteteve të cilat do të përforcojnë pjesëmarrjen e fëmijëve në miratimin e vendimeve dhe do të kontribuojnë në krijimin e komunave kushtuar fëmijëve.
Të gjithë pjesëmarrësit dhe pjesëmarrëset kanë shprehur kënaqësinë e tyre nga ndikimi pozitiv i projektit në komunat e tyre dhe kanë shprehur motivim për pjesëmarrje në aktivitetet e ardhshme që do të kontribuojnë për arritjen e qëllimeve.
Takimi ishte përplot me diskutime produktive, pasqyrë të arritjeve dhe aktivitetet e ardhshme si dhe pjesa e punëtorisë për përforcim të bashkëpunimit mes ekipeve.