Trajnim për përdorimin e Platformës Digjitale

Kor 18, 2025

Risi nga projekti Vendi për të Rritur: Komuna të përkushtuara ndaj fëmijëve!

Me sukses përfunduam pilotimin dhe trajnimin për Platformën e re Digjitale për Monitorimin e të Drejtave të Fëmijëve!

Dizajnuam një mjet unik dhe intuitiv që mundëson monitorim transparent, vizual dhe të rregullt të zbatimit të strategjive lokale për të drejtat e fëmijëve.

Komunat Veles, Vinicë, Dibër, Gostivar dhe Kisella Vodë po bëhen pionierë të një epoke të re – monitorim, planifikim dhe raportim digjital për të drejtat e fëmijëve.

Më 17 korrik, përfaqësues nga qeverisjet lokale morën pjesë në një trajnim online, ku fituan si njohuri teorike ashtu edhe aftësi praktike për përdorim efektiv të platformës. Ky sesion nxit ndjenjën e pronësisë dhe angazhimit te komunat në procesin e monitorimit digjital.

Platforma është zyrtarisht aktive, falas, në dispozicion në gjuhën maqedonase dhe shqipe, dhe e hapur për të gjitha komunat!

I inkurajojmë qeverisjet lokale anembanë vendit të bashkohen dhe të bëhen pjesë e një komuniteti që ndërton komuna transparente, të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse për fëmijët.

Së bashku po ndërtojmë komuna të përkushtuara ndaj fëmijëve!

Eksploro platformën këtu: ourplacetogrow.mk