Fëmijët në Gostivar të përfshirë në krijimin e planit strategjik dhe të veprimit për të drejtat e fëmijëve

Tet 25, 2024

Në Gostivar u mbajtën konsultime me fëmijët dhe si pjesë e nismës “Një Vend për t’u Rritur: komuna kushtuar fëmijëve.”

Qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte inkurajimi i fëmijëve për pjesëmarrje në proceset vendimmarrëse dhe krijimi i një mjedisi i cili përmbush nevojat e tyre.

Gjatë konsultimeve, fëmijët diskutuan mbi tema të rëndësishme, si diskriminimi, qasja në shërbimet shëndetësore dhe arsimore, krijimi i një mjedisi të sigurt dhe të pastër, si dhe nevoja për hapësira të gjelbra dhe ndërtimi i një pishine. U theksua gjithashtu nevoja për mbrojtje më të madhe nga dhuna dhe mbrojtja nga qentë endacakë.

Këto kërkesa do të jenë pjesë e përkushtimit të Komunës së Gostivarit për t’u bërë një vend që përmbush të drejtat e fëmijëve, në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijës.