Konsultime me fëmijë dhe panel komunal në komunën e Dibrës

Tet 9, 2024

Më 9 tetor, në Dibër u zhvilluan konsultime dhe panel komunal, në kuadër të iniciativës për krijimin e Komunave Kushtuar Fëmijëve.

Nisma Komuna Kushtuar Fëmijëve paraqet një komunitet që vendos interesat e fëmijëve në fillim të politikave përkatëse komunale, duke krijuar mjedise të sigurta, përfshirëse dhe përgjegjëse për më të rinjtë. Paraqet qytet ose komunitet ku zërat, nevojat, prioritetet dhe të drejtat e fëmijëve janë pjesë përbërëse të politikave publike, programeve dhe vendimeve. Kjo nismë respekton të drejtat e fëmijëve, siç janë të përcaktuar në Konventën për të Drejtat e Fëmijëve dhe janë në përputhje me ligjet vendore.

Qëllimi i konsultimeve ishte të sigurohet pjesëmarrja e fëmijëve në proceset e vendimmarrjes dhe të dëgjohen nevojat e tyre, vizionet dhe perspektivat për sfidat në bashkësinë e tyre. Një parim kryesor të këtij procesi të krijimit të planit strategjik është edhe përfshirja e fëmijëve në çdo aktivitet që prek të drejta e tyre.

Anëtarët e panelit komunal për të drejta të fëmijëve kanë dëgjuar fëmijët dhe në mënyrë të drejt janë njoftuar me idetë dhe kërkesat e tyre. Pas konsultimeve, u zhvillua edhe një takim pune me panelin në të cilën kemi vazhduar me krijimin e planit strategjik për të drejtat e fëmijëve në komunën e Dibrës.

Takimi për konsultim dhe paneli komunal janë aktivitete të zbatuara në bashkëpunim me komunën e Dibrës në kuadër të projektit “Një Vend për t’u Rritur – komuna kushtuar fëmijëve” që zbatohet nga APFB Megjashi dhe KMOP Shkup.