Më 7 tetor, në Europe House në Veles u zhvillua një takim konsultimi në të cilën morën pjesë rreth tridhjetë fëmijë të shkollave fillore dhe të mesme nga komuna si dhe paneli komunal me përfaqësues të komunës dhe institucioneve edukativo-arsimore. Qëllimi është të avancohen të drejtat e fëmijëve dhe të rritet pjesëmarrja e tyre në planifikimin lokal.
Në takimin konsultuese u zhvillua një diskutim energjetik në të cilën fëmijët shprehën mendimet, idetë dhe nevojat e tyre në jetën e përditshme dhe i paraqitën ato para Komunës së Velesit. Të vetëdijshëm për ekzistencën e dukurive pozitive, por edhe atyre negative, si dhe ndodhitë që janë zhvilluar në rrethinën e tyre, të rinjtë kërkuan nga komuna përmirësim të mjedisit jetësor, zgjidhje të problemit me qentë e rrugës, zgjidhje të problemit me ndriçimin e rrugëve si dhe shumë tema tjera.
Takimet e konsultimit me fëmijët kanë për qëllim të mundësojnë identifikimin e problemeve themelore në realizimin e të drejtave të fëmijëve nga perspektiva e tyre dhe të grumbullohen pritjet e tyre për atë se çfarë duhet të ndërmerret dhe ndryshohet në komunitetin lokal. Në bazë të analizës së nevojave do të krijohet një plan strategjik për avancimin e të drejtave të fëmijëve dhe përfshirjen e tyre në planifikimin lokal.