Më 25.10.2024 u zhvillua një takim në komunën Kisella Vodë në kuadër të projektit “Një Vend për t’u Rritur: Komuna kushtuar fëmijëve”.
Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë 30 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, por të përfshirë në procesin e hapësirave të tyre të përditshme ishin edhe përfaqësuesit më të vegjël – fëmijët e çerdheve të komunës së Kisella Vodës.
Takimi i konsultimit me fëmijët ishte një frymëzim i vërtetë të cilit nuk arritëm t’i rezistojmë! Mendimet e tyre, idetë dhe nevojat e përditshme në kuadër të komunës u shkrinë në kreacione, eseje dhe punime të shkëlqyeshme!
Konsultimet me fëmijët kanë për qëllim të identifikojnë problemet thelbësore në realizimin e të drejtave të fëmijëve, të realizojnë dhe ti motivojnë ato për zbatim të qëllimeve të cilat ata i shprehin.
Në bazë të nevojave të fëmijëve, anëtarët e panelit do të krijojnë Planin Strategjik për Avancimin e të Drejtave të Fëmijëve dhe përfshirjen e tyre në planifikimin lokal të komunës së Kisella Vodës.
Si edhe çdoherë, pas përfundimit të takimit, nuk arritëm ti rezistojmë dëshirës për dhurata të ndërsjella nën parullën: prej fëmijëve për fëmijët.
Takimi i konsultimit është aktivitet në kudër të projektit “Një Vend Për T’u Rritur: Komuna Kushtuar Fëmijëve”, që zbatohet nga Ambasada e Parë për Fëmijë Megjashi dhe KMOP Shkup me mbështetjen e Bashkimit Evropian.