Një nga aktivitetet kryesore në projektin “Vendi për rritje – komunat kushtuar fëmijëve” është themelimi i paneleve komunale për të drejtat e fëmijëve në Kisella Vodë, Vinicë, Dibër, Veles dhe Gostivar. Këto panele do të jenë një strukturë e përhershme që do të promovojë dhe praktikojë perspektivën e fëmijës në pushtetin vendor.
Ngritja e këtyre organeve do të sigurojë punë të strukturuar dhe të fokusuar për të drejtat e fëmijëve, zhvillimin e strategjive lokale dhe monitorimin e zbatimit të tyre. Panelet do të jenë kyçe në ofrimin e mekanizmave ku zëri dhe nevojat e fëmijës do të dëgjohen dhe respektohen.
Manuali për formimin e paneleve për të drejtat e fëmijëve mbulon funksionet dhe përgjegjësitë e paneleve, përbërjen dhe përzgjedhjen e anëtarëve, metodat e punës, formimin e grupeve të punës, detyrat e anëtarëve dhe qasjet për përfshirjen e fëmijëve në vendimmarrjen lokale.