🗓️25 Tetor I 📍 Hotel Holiday Inn, Shkup
📢Me kënaqësi të madhe ju shpallim Konferencën Ndërkombëtare: Krijoni vendin tuaj për t’u rritur, organizuar në kuadër të projektit tonë Vendi për t’u rritur: Komunat kushtuar fëmijëve.
👥🗣Qëllimi ynë parësor është të inkurajojmë bashkëpunimin për promovimin e të drejtave të fëmijëve, dhe përveç kësaj, t’u mundësojmë autoriteteve vendore në vend të kuptojnë praktikat e autoriteteve lokale në vendet e Bashkimit Evropian që kanë përvojë shumëvjeçare në planifikimin lokal për fëmijët. .
🔜Na ndiqni për më shumë informacion rreth folësve dhe panelistëve të konferencës.
✅ Mësimi nga përvojat e BE-së
📌Konferenca është krijuar për të shërbyer si një platformë për shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe praktikave më të mira në zbatimin e nismave miqësore për fëmijët në të gjithë Evropën, të cilat përfundimisht do të lehtësojnë përpjekjet më efektive dhe me ndikim për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve.
🗣Përfaqësues nga zyrat e UNICEF-it nga Austria, Gjermania dhe Greqia, komuna e Katerinit nga Greqia, komuna e Krefeldit nga Gjermania, do të japin një pasqyrë të praktikave të aplikuara nga autoritetet lokale në Bashkimin Evropian të cilët janë të përkushtuar ndaj fëmijëve dhe të cilët kanë përvojë shumëvjeçare në planifikimin lokal për fëmijët.
🎯Konferenca synon të rrisë vetëdijen e komunave për domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të fëmijëve dhe të rinjve në procesin e krijimit të komunës së tyre dhe një vendi për rritje. Tema e ngjarjes është:
💯 “Si të krijojmë vende më të mira në të cilat fëmijët dhe të rinjtë do të rriten dhe zhvillohen”.
🧒👧Për këtë qëllim ftojmë fëmijët dhe të rinjtë si dhe përfaqësues të fëmijëve nga shkollat të jenë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë të Konferencës Ndërkombëtare.
💬Gjithashtu, përfaqësues të fëmijëve dhe të rinjve nga Maqedonia do të përcjellin mendimin e tyre tek të rriturit për rëndësinë që komunat t’u përkushtohen fëmijëve.
🗣👥 Disa nga të rinjtë do të shfaqen si moderatorë, prezantues, folës dhe të gjithë fëmijët e pranishëm së bashku me të rriturit do të mund të marrin pjesë së bashku në krijimin e vizionit të tyre për një komunë miqësore me fëmijët.
✅Ndërtimi i komunave miqësore për fëmijët
👥Përfaqësues të autoriteteve lokale, UNICEF në Maqedoni, organizata të shoqërisë civile, akademikë dhe të rinj dhe fëmijë do të marrin pjesë si folës në konferencë, duke shkëmbyer përvojat, mësimet e nxjerra dhe duke inkurajuar përfshirjen e fëmijëve në planifikimin lokal.
🗣Diskutimi do të ofrojë pasqyrë të situatës në nivel lokal dhe potencialit dhe mundësive për ndërtimin e komunave që do t’u kushtohen fëmijëve!