Hapa të përbashkët për të drejtat e fëmijëve në komunën e Vinicës
Më 12 dhjetor, në komunën Vinicë u zhvillua takimi i tretë i punës me përfaqësues të panelit lokal komunal që përfshin komunën, kuadrin edukativo-arsimor, sektorin qytetar, shoqatat kulturore, MPB-në, QPS-në dhe fëmijët. Takimi i punës u përkushtua krijimit të strategjisë për të drejtat e fëmijëve në komunën e Vinicës.
Pjesëmarrësit kanë shfaqur përkushtim të madh dhe në mënyrë aktive kanë propozuar hapa konkrete për përmirësimin e jetës së fëmijëve dhe të rinjve në komunitet.
Qëllimet themelore strategjike që u identifikuan janë:
- Trajtim të drejtë dhe respektim të fëmijëve nga komuniteti dhe autoritetet lokale
- Dëgjim dhe integrim të nevojave të tyre në politikat lokale,
- Sigurim të qasjes në arsim cilësor dhe shërbime sociale,
- Krijimi i mjedisit jetësor të sigurt dhe të pastër, si dhe
- Mundësim të jetës familjare, lojës dhe kohës së lirë.
Përkushtimi aktiv i anëtarëve të panelit ka sjellë në përcaktimin e aktiviteteve dhe zgjidhjeve të zbatueshme për avancimin e të drejtave të fëmijës në komunën Vinicë.
Veprimi i përbashkët është bazë për krijimin e komunave – miqësore ndaj fëmijëve!