Më 24 mars, në kuadër të projektit “Place to Grow”, u zhvillua një punëtori me qëllim forcimin e kapaciteteve të përfaqësuesve nga vetëqeverisjet lokale, kopshtet, shkollat fillore dhe të mesme nga Vinica, Dibra, Gostivari, Velesi dhe Kisella Voda për organizimin e takimeve me fëmijët dhe të rinjtë.
Gjatë punëtorisë, theksi i veçantë u vu mbi një nga burimet e E-Bibliotekës së projektit, i cili ngjalli interesimin më të madh tek pjesëmarrësit – krijimin e një mjedisi ku fëmijët ndihen të respektuar, të sigurt dhe të lirë për të shprehur mendimin e tyre.
Çfarë përfshiu punëtoria?
- Përmirësimin e aftësive për konsultime me fëmijët
- Krijimin e një atmosfere të sigurt dhe mbështetëse për pjesëmarrjen e tyre
- Organizimin e takimeve midis fëmijëve, të rinjve dhe vendimmarrësve, veçanërisht në situata të rrezikut
- Prezantimin e E-Bibliotekës – burimet dhe mundësitë që ajo ofron
- Shkëmbimin e ideve për përmirësimin e saj të mëtejshëm
Komunat po tregojnë angazhim dhe përkushtim të madh për krijimin e mundësive më të mira për fëmijët, ndërsa ne mbetemi të motivuar për të vazhduar këtë mision!
