Fëmijët kishin fjalën kryesore ndërsa të pranishmit dëgjonin me vëmendje!
Më 07.10.2024, rreth tridhjetë fëmijë të shkollave fillore dhe të mesme të Velesit në mënyrë të hapur kanë shprehur qëndrimet dhe nevojat e tyre në kuadër të takimit për konsultime mbi planin strategjik. Në një atmosferë të ndarjes, ata kërkuan përmirësim të mjedisit jetësor, zgjidhje të problemeve me qentë e rrugës dhe ndriçimin e rrugëve, shkolla pa diskriminim në asnjë bazë, pjesëmarrje në vendimmarrje…
Gjatë ditëve paraprake në takime për konsultime në nivel të komunës u përfshin edhe 20 fëmijë të moshës parashkollore dhe shkollore, nga disa çerdhe dhe shkolla.
Përfaqësuesit e panelit komunal i kanë dëgjuar të gjitha mendimet me qëllim që të jenë të përfshirë në planin. Në këtë mënyrë kemi vazhduar me veprimin edhe pas konsultimeve, duke marrë parasysh mesazhet nga fëmijët.
Takimet për konsultime dhe paneli komunal janë aktivitete që zbatohen në bashkëpunim me Komunën e Velesit, në kuadër të projektit “Një Vend për t’u rritur – komuna kushtuar fëmijëve”, që zbatohet nga Ambasada e Parë për Fëmijë në Botë – Megjashi dhe KMOP Shkup.