Takimi i Pestë i Bordit Drejtues të Projektit

Pri 16, 2025

Më 15 prill u mbajt takimi i 5-të i Bordit Drejtues të projektit “Vendi për të Rritur – Komuna të përkushtuara ndaj fëmijëve”.

Së bashku me përfaqësuesit e komunave Dibër, Gostivar, Veles, Vinicë dhe Kisella Vodë diskutuam përparimin në finalizimin dhe miratimin e planeve strategjike dhe të veprimit për të drejtat e fëmijëve në nivel lokal.

Gjatë takimit u prezantua gjithashtu versioni i parë i platformës së monitorimit për planet strategjike të komunave, e cila do të mundësojë transparencë dhe ndjekjen e përparimit drejt arritjes së objektivave të përcaktuara.

Së bashku me komunat përcaktuam edhe aktivitetet e ardhshme ku fëmijët do të marrin pjesë drejtpërdrejt, përmes video podkasteve, të cilat do të mundësojnë:

  • Promovimin e të drejtave të fëmijëve dhe pjesëmarrjen aktive në planifikimin local
  • Rritjen e vetëdijes për çështjet që prekin fëmijët
  • Inkurajimin e fëmijëve të ndajnë qëndrimet, idetë dhe shqetësimet e tyre

Ky aktivitet është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të ndërtuar komuna gjithëpërfshirëse dhe të përgjegjshme – ku zëri i fëmijëve dëgjohet dhe respektohet.

Rezultatet përfundimtare të projektit janë të mundura falë angazhimit dhe mbështetjes së sinqertë të komunave.

Së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë komunitete të përkushtuara ndaj fëmijëve.