Në periudhën nëntor 2023 deri në janar 2024, janë mbajtur një sërë trajnimesh me qëllim të forcimit të kapaciteteve të përfaqësuesve të pushtetit lokal në Veles, Gostivar, Dibër, Vinicë dhe Kisella Vodë, në drejtim të të drejtave të fëmijëve dhe pjesëmarrjes së fëmijëve në çështjet e rëndësi lokale.
📆 16-17.11.2023, Gostivar
📆 30.11.-01.12.2023, Vinicë
📆 13-14.12.2023, Dibër
📆 25-26.12.2023, Kisella Vodë
📆 17-18.01.2024, Veles
Pushteti vendor ka autoritetin dhe përgjegjësinë të ndikojë në cilësinë e jetës së fëmijëve!
Pjesëmarrësit mësuan koncepte të reja për krijimin e qyteteve kushtuar fëmijëve, diskutuan mbi të drejtat e fëmijëve dhe pjesëmarrjen e fëmijëve dhe zhvilluan mjete dhe mekanizma të ri për inkurajimin e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet përfshirjes së tyre në planifikimin lokal.