Në kuadër të projektit, nga 22 deri më 24 janar 2024 u realizua trajnimi treditor për trajnerë, i paraparë për përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale dhe stafit arsimor nga shkollat dhe çerdhet e komunave të Velesit, Dibrës, Gostivarit, Vinicës, Kisella Vodës dhe BNJVL-së.
Nëpërmjet këtij trajnimi, pjesëmarrësit forcuan aftësitë e tyre për hartimin e punëtorive me përdorimin e mjeteve metodologjike që kontribuojnë në krijimin e hapësirave të sigurta për përparimin e fëmijëve dhe të rinjve, duke ofruar njëkohësisht njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të trajnuar në mënyrë efektive përfaqësuesit e tjerë nga autoritetet vendore mbi tema të lidhura me të drejtat e fëmijëve.
Me forcimin e kapaciteteve të pushtetit vendor dhe stafit arsimor, drejtpërdrejt nxitet dhe mbështetet realizimi i vizioneve për qytetet kushtuar fëmijëve, të cilat marrin parasysh nevojat dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve në komunën e tyre, si dhe shkëmbimin e njohurive me njësitë tjera të pushtetit vendor.
Për të mundësuar shkëmbimin e praktikave ndër-sektoriale për sfidat e mundshme në krijimin e qyteteve kushtuar fëmijëve, u zhvillua një vizitë në komunën e Ohrit, e cila u dha mundësinë pjesëmarrësve të diskutojnë çështjet që kanë të bëjnë me përfshirjen e fëmijëve në proceset lokale të vendimmarrjes.