Zbatimi i praktikave më të mira

Dhj 4, 2024

Përvojat evropiane si udhëzues për komunat përkushtuar fëmijëve.

Në fazën e zhvillimit të planeve strategjike të përkujtohemi për rëndësinë e përfshirjes së praktikave të mira evropiane dhe përvojave nga Greqia, Austria dhe Gjermania në zhvillimin e planeve strategjike për fëmijë në komunat e Velesit, Vinicës, Dibrës, Gostivarit dhe Kisella Vodës.

 Çfarë mësuam?

  • Angazhimi i komunitetit: Përfshirja e gjithë pjesëve të komunitetit, përfshirë edhe e autoriteteve lokale, është thelbësore për plotësimin e nevojave të fëmijëve dhe të rinjve.
  • Mbështetja për pjesëmarrjen e fëmijëve: Krijimi i mekanizmave të cilat do t’u mundësojnë fëmijëve të marrin pjesë në marrjen e vendimeve që kanë të bëjnë me të drejtat dhe nevojat e tyre.
  • Përfshirja: Zhvillim të mjediseve gjithëpërfshirëse dhe aktiviteteve për fëmijët me aftësi të kufizuara, që do të mundësojnë pjesëmarrjen e tyre aktive në aktivitetet e përditshme.
  • Mjedisi i sigurt dhe i shëndoshë: Krijimi i shtigjeve të sigurta dhe të qasshme dhe vende për lozje, si dhe krijimi i hapësirës në të cilën fëmijët do të ndjehen të sigurt dhe të mbështetur.

Kjo është baza për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përfshirjes në komunitet, gjithashtu paraqet edhe hap të rëndësishëm për krijimin e komunave të cilët vendosin të drejtat e fëmijëve në fokus!

Shihni videon dhe lexoni broshurën tonë “Krijoni vendin tuaj për rritje” për të mësuar më tepër mbi përvojën dhe praktikat evropiane!